-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu për Mojtaba Khamenei: Po përpiqet të ushtrojë autoritetin e tij

Kryesoret

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë deklarata shqetësuese mbi gjendjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke thënë se ai është ende gjallë, megjithë mungesën e tij publike që ka ngjallur spekulime ndërkombëtare.

“Është e vështirë të thuhet se cila është gjendja e tij. Ai është fshehur në ndonjë bunker ose në ndonjë vend të fshehtë dhe mendoj se po përpiqet të ushtrojë autoritetin e tij. Nuk mendoj se ai ka të njëjtin autoritet që kishte i ati,” tha Netanyahu në një intervistë për CBS.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur raportime të ndryshme sugjerojnë se Khamenei mund të ketë mbijetuar plagët e sulmit që vrau të atin dhe pesë anëtarë të tjerë të familjes, duke e lënë gjendjen e tij personale dhe autoritetin politik të pasigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit