-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji çon burgun në Kushtetuese

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paditur në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin e Apelit për dënimin e tij për kallëzim të rremë publik me 1 vit burg.

Relatore e çështjes është Mariana Semini. Apeli e dënoi ish-deputetin e PD me 1 vit burg për veprën penale “kallëzim i rremë”, por ai u lirua pas 9 muajsh.

Demokrati u lirua më 8 korrik, pasi qëndroi në burgun e Fierit nga shtatori i vitit 2024 ku shleu një dënim me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Përgjithshme e Apelit që e gjeti fajtor atë për akuzën e “Kallëzimit të rremë”.

Kjo akuzë lidhet me një audio përgjim të publikuar nga Salianji ku pretendohej se dëgjoheshin biseda të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafik droge.

Në korrik Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht dhe që atëhere është paraqitur për shërbimin e provës, dënim të cilin e përfundoi më 26 shtator 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit