Atentati i djeshëm në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP, Muçi Shaljani, ka ndezur polemika të forta politike.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministres së Brendshme, Albana Koçiu.
“Sigurisht që opozita do të kërkojë dorëheqjen e Pirro Vengut, ia ka kërkuar edhe vetë Edi Rama, por ai nuk i përgjigjet. Po ashtu, do të kërkojmë largimin e ministres Koçiu, sepse mënyra se si sillet dhe reagon e bën përgjegjëse për të gjitha këto dështime,” u shpreh Berisha.
Kreu demokrat theksoi se nuk ka prova që ministrja të jetë e përfshirë në ngjarjen e Rinasit, por sipas tij, përgjegjësia për dështimet e sigurisë mbetet e saj.








