Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka dhënë përkrahje protestës që do të mbahet më 16 nëntor, në Stasburg të Francës kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protesta në Strasburg do të mbahet pas atyre që u organizuan në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë ku dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër Gjykatës Speciale.
Haradinaj ka thënë se është gjithmonë në përkrahje të luftës çlirimtare. “Përjetë UÇK! Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare”!








