-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD nis aksionin opozitar, Berisha takon Tedi Blushin para protestës

Kryesoret

Në prag të nisjes së aksionit opozitar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pritur në selinë e PD sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Takimi zhvillohet në kuadër të organizimit të protestës së ardhshme që opozita do të zhvillojë para Kryeministrisë.

Sipas një mesazhi të dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, opozita synon të vijojë me veprime të tjera ndaj zyrtarëve të qeverisë që konsiderohen të përfshirë në raste të pandehura, duke përmendur emra të tillë si Lubi Balluku dhe Ramaduro.

Berisha njoftoi nisjen e një platforme parlamentare para Kryeministrisë më 17 nëntor, duke thënë.

“Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit para Kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, ka vetëm një rrugë: protestë, protestë dhe vetëm protestë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit