Ndeshja tjetër e Grupit K në kualifikueset e Botërorit 2026, nga e cila vendoset edhe fati i Shqipërisë është ajo mes Anglisë dhe Serbisë.
Në një mbrëmje me shi të rrëmbyeshëm në Wembley, Anglia është duke kaluar në avantazh ndaj Serbisë dhe protagonist sërish është Bukayo Saka!
Një fitore e “tre luanëve” do të bënte më të thjeshtë rrugëtimin e kuqezinjve drejt play-off të Botërorit. Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se Anglia ka siguruar biletën e saj për turneun, trajneri Tuhel ka vendosur që të bëjë eksperimente në radhët e ekipit të tij, duke hedhur në fushë nga minuta e parë debutuesin O’Railli, si dhe emra si Anderson e Roxhers që kanë luajtur më pak në radhët e kësaj skuadre.
REZULTATI LIVE
Angli 1-0 Serbi








