Banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK. Ata pretendojnë për shpronësimin e paligjshëm të pronave. 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave të tjera, duke rrëmbyer sipas tyre sipërfaqet e tokave në Orikum dhe Tragjas.
“Kërkojmë hetim ndërkombëtar, sipas pretendimeve të kallëzimit, mbi të gjitha veprimet, mosveprimet, transaksionet financiare, marrëdhëniet kontraktuale, investimet e huaja, qarkullimin ndërkufitar të fondeve dhe lëvizjet ekonomike të kryera nga personat dhe subjektet e përfshira, përfshirë kompaninë italiane “Giorgi Alfo” sh.p.k., shoqëritë “Orikum Investments”, “Prospect Invest”, “Concord Investment” dhe çdo ent juridik ose individ të lidhur me ta, duke kërkuar aktivizimin dhe bashkëpunimin e strukturave hetimore ndërkombëtare si Guardia di Finanza, Direzione Distrettuale Antimafia (DDA), Europol, Interpol, si dhe autoriteteve kompetente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë FBI, DOJ/MLARS, HSI dhe FinCEN, me qëllim verifikimin e burimit të fondeve, auditimin e transaksioneve ndërkombëtare, identifikimin e praktikave të dyshuara të pastrimit të produkteve të veprës penale dhe sigurimin e provave të nevojshme në juridiksione të ndryshme, për të garantuar një proces të plotë dhe të paanshëm hetimor mbi veprimtarinë e dyshuar të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal£” thuhet ne padi.









