Pak minuta para nisjes së protestës së parë të opozitës, forcat e rendit janë vendosur rreth Kryeministrisë për të siguruar rendin.
Protesta, e organizuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, do të fillojë në orën 18:00 dhe shënon hapjen e një sezoni tubimesh të vazhdueshme para zyrës së kryeministrit.
Sipas PD-së, këto protesta synojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, pas skandalit me tenderin e Tunelit të Llogarasë, për të cilin Balluku është e pandehur nga SPAK.
Partia Demokratike e sheh këtë si një mënyrë për të kërkuar përgjegjësi politike, duke ndjekur modelin e protestave të vitit të kaluar kundër Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.








