-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Vrasjet në 21 Janar ishin pa dashje, ashtu si Gërdeci!

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nesër do të shkojë të përballet në SPAK për dosjen e 21 Janarit. I pyetur sot nga gazetarët, Berisha tha se vrasjet janë pa dashje, duke e krahasuar me Gërdecin. Më pas akuzoi socialistët dhe Edi Ramën për organizimin e demonstratës por edhe Altin Dumanin sipas tij për fletëthirrjet në dy javët e fundit.

“Roja vepron sipas ligjit, po të gjuajti breshëri në ajër, po vazhdoi të të gjuajë te këmbët, pastaj neutralizim. Ky është ligji i bëri nga socialistët. Nëse fillimisht u tha se janë plumba nga afër ç’ka linte për të nënkuptuar se janë demonstrues që kanë gjuajtur njëri tjetrin, më vonë u tha jo.

Ato janë plumba të armëve të shtetit, të përdorura në përputhje me rregullat dhe ligjin, pra janë vrasje shtetërore jo me qëllim, pa dashje, ky është vlerësimi im, edhe këto quhen vrasje shtetërore. Të njëjtën gjë e kam thënë edhe për Gërdecin, sepse mbikëqyrjen e kishte shteti”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit