-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: S’e zëvendësoj Ballukun, SPAK bëri ndërhyrje brutale, e çoj në Kushtetuese

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të zbatojë vendimin e gjykatës për pezullimin e zv/ kryeministres Belinda Balluku por akuzoi se prokurori dhe gjyqtari morën kompetencat e ekzekutivit. Tha se do të dërgojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe ndërkohë që Balluku nuk do të zëvendësohet deri në vendimin e Kushtetueses.“Nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër disa arsye është edhe fakti që Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin dhe pa diskutim që sot kemi hyrë në një epokë të re dhe Shqipërinë e ka futur kjo shumicë me mua në krye.

Sa i përket rastit konkret dua të them tre gjëra; së pari pavarësia e gjyqësorit nuk është slogan, as manovër politike dhe as eksperiment por një shkëputje historike nga e kaluara dhe e realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive.

Por ama ka shfaqur dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëminor nga mosha dhe reflekse të vjetra anti-demokratike. Së dyti, pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjeshtë për ne këto reflekse të vjetra anti-demokratike, për ne dhe për mua mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për cdo qëndrim nga ana jonë.

Kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë. Pezullimi nga detyra e një ministri, në këtë e rast e një zv/ kryeministreje është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve anti-demokratike. Ky është një rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë. Nuk ka ndodhur kurrë ku një prokuror dhe një gjyqtar të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie.

Por nëse një prokuror dhe një gjyqtar special kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenim i ekzekutivit, duke marrë kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit. Zgjedhja jonë është strategjikja si gjithmonë për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit edhe në këtë rast ekstrem.

Ne nuk mund ti përgjigjemi një arbitrariteti dhe as nuk do të angazhohemi në një betejë politike me drejtësinë. Por do të vazhdojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë pavarësinë e gjyqësorit do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres dhe do të kërkojmë pavarësinë e cenimit në Kushtetuese.

Pezullimi është vendim gjykate që ne do ta përcjellim në Kushtetuese si një akt brutal në pavarësinë e sistemit ekzekutiv dhe Kushtetuesja duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj. Nuk jemi në kushtet që duke ndërhyrë me forcë mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zv/ kryeministër dhe nuk ka një ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë që funksionon” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit