Seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, të hetuar për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe me vlerë 210 milionë euro, është shtyrë për dy orë.
Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, e pezulluar nga detyra, u largua pas rreth 40 minutash seance.
Ende nuk është e qartë nëse Balluku do të paraqitet përsëri pas rifillimit të seancës.









