Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka propozuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin një status më të ulët – si vëzhguese në BE, si fillim deri në integrim të plotë.
“Nuk kemi më kohë për vonesa të tjera”, ka shkruar Merz në letrën drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Qipros, Nikos Christodoulides.
“Tani është koha që integrimi i Ukrainës në BE të vazhdojë me guxim përmes zgjidhjeve inovative, si hapa të menjëhershëm përpara”, thuhet më tej në letër.
Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, të siguruar nga Reuters, Merzi propozoi krijimin e një statusi të ri si “anëtare e asociuar” për Ukrainën.
Ky status do t’u mundësonte zyrtarëve ukrainas të marrin pjesë në samitet e BE-së dhe në takimet ministrore, por pa të drejtë vote.









