Lideri i PD-së Sali Berisha ka ironizuar sot situatën në vend pas zhvillimeve të fundit, teksa këtë të shtunë Gjykata e Posaçme zhvilloi seancë ndaj tre zyrtarëve të lartë dhe la në fuqi masat e sigurisë ndaj Belinda Ballukut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë një foto, ku shkruhet pyetja: Kush e ka radhën?
Berisha shprehet kështu me nota ironie për përballjen e politikanëve para sistemit të drejtësisë.









