-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në takim me PPE: Shqipëria po kthehet në narko-shtet, kërkohet vëmendje e menjëhershme

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Evropiane, Dolors Montserrat, dhe Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë, Patrick Voller.

Gjatë bisedës, Berisha denoncoi një përkeqësim të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sigurisë në Shqipëri, duke e quajtur vendin “narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë”.

Ai akuzoi grupet kriminale për infiltrim në ekonomi, administratë dhe procese zgjedhore, me mbështetje politike nga Kryeministri Rama.

Berisha kërkoi një vizitë urgjente të përfaqësuesve të PPE-së në Shqipëri për të parë nga afër situatën dhe riafirmoi angazhimin e PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme, rivendosjen e demokracisë dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Në takim ishin gjithashtu deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit