Pas disa orësh insistim nga policia dhe forcat RENEA për kapjen e dy autorëve të armatosur brenda një banese në fshatin Orosh të Pukës, kanë vijuar negociatat me ndihmën e familjarëve që personat e izoluar të vetëdorëzohen policisë.
Mësohet se pas dorëzimit të tyre, forcat Renea do të ushtrojnë kontroll me qen për eksploziv.
Më herët dy personat e armatosur kanë kërcënuar se do të qëllojnë ndaj policisë.
Dy personat e ngujuar ishin në kërkim dhe dyshohet se fshiheshin prej një muaji në këtë banesë.









