Me afatin e shkurtër dhe tensionet e larta politike, zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të ndryshojnë ekuilibrin në skenën politike të Kosovës.
Ish-deputeti Haki Abazi vlerëson se LVV mbart përgjegjësinë kryesore për krizën e fundit dhe paralajmëron se qytetarët po kërkojnë alternativa.
“Koston e një viti sabotim të institucioneve nuk e ka kush tjetër përveç LVV-së. Një vit i tërë i pengesave dhe tensioneve me komunitetin ndërkombëtar,” tha Abazi. Ai shtoi se fushata e shkurtër mund t’i japë mundësi kryeministrit në detyrë të fajësojë të tjerët dhe se opozita pritet të forcohet.
Abazi gjithashtu kritikoi heshtjen e Kurtit për çështjen e veriut: “Çështja e veriut nuk mund të përdoret më nga Kurti, sepse është e qartë se Lista Serbe ka fituar përsëri kontrollin atje.”









