Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen sot në takimin me partnerët e “Koalicionit të Vullnetarëve”, tha se biseda është zhvilluar me synimin arritjen e paqes në Ukrainë.
Von der Leyen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në takimin virtual.
Ajo theksoi se një nga çështjet kryesore në bisedime është financimi i Ukrainës, përfshirë edhe përdorimin e aseteve ruse të “ngrirë”.
Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi i fortë transatlantik është i domosdoshëm, pasi siç tha, “ai sjell rezultate të prekshme”.









