Ilir Meta ka bërë një kërkesë zyrtare për të dhënë dëshmi lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011.
Ai shprehet se ka dijeni që mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të asaj ngjarjeje dhe është në dispozicion të autoriteteve.
Shkresa:
KERKUES:
Ilir METAJ,, i biri Rexhepit, dhe Fiqiretes, dtl 24 mars 1969, lindur në Çepan, Skrapar, me adresë pranë Institucionit Ekzekutimit Vendimeve Penale “Jordan Misja” Tiranë. Përfaqësuar me Akt-Përfaqësimi, të lëshuar më datë 22.05.2025 nga Studio Ligjore CAKRANI, me NUIS M03525401G av. Kujtim Cakrani me nr license 8315 regjistruar pranë Dhomës Avokatisë Fier. Email: [email protected] nr.0699413001.
OBJEKTI:
Këkresë për të dëshmuar si person në dijeni të veprës penale, lidhur me cështjen penale nën hetim të ngjarjes 21 janarit 2011.
BAZA LIGJORE:
Neni 312 1 Kodit procedurës Penale
DREJTUAR:
Prokurorit z. Alfred SHEHU.
Prokuror Pranë Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar (SPAK)
I nderuar z. Prokuror!
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011.
Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qënë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen.
Jam në dispozicion të organit procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!
Kërkuesi
Ilir
KOMBETARE E AVOKA









