Një operacion i Guardia di Finanza-s ka shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e kokainës. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane janë ekzekutuar në total 28 masa sigurie, prej të cilave, 25 në burg dhe 3 në arrest shtëpie.
Organizata vepronte ndërkombëtarisht, me lidhje në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil, duke përdorur mesazhe të koduara dhe kontakte direkte me brokerë shqiptarë dhe furnizues nga Amerika e Jugut. Në dy vitet e fundit, rrjeti ka trafikuar drogë me vlerë mbi 27 milionë euro.
Kokaina transportohej kryesisht me anije brenda kontejnerëve të mallrave të ligjshëm. Janë identifikuar mbi 3,5 tonë lëndë narkotike të trafikuara, prej të cilave mbi 400 kg janë sekuestruar në Itali dhe jashtë vendit.









