Banorët e mbi 10 fshatrave në zonën e Kolonjës kanë bllokuar Qafzezin pranë urës së Baba Selimit, për shkak të izolimit nga përmbytjet e javës së kaluar.
Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi ura lidhëse me rrugën kryesore është dëmtuar rëndë, ndërsa disa të sëmurë mbeten të rrezikuar në fshatrat e thella.









