Ish-presidenti Kosëvës Hashim Thaçi nga gjykata e Hagës sot përmes njoftimit në rrjetin e tij social facebook ka urur ditën e Pavarësisë për shqiptarët anembanë botës, ku u shpreh se edhe seanca e sotme gjyqsore ka një rëndësi të veçantë për festën e 28-29 nëntorit.
Fjala e plotë
Për këtë arsye jam këtu sot sepse jemi përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor. Së pari i nderuar zoti gjyqtar është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtete të huaja përkatëse. Si çdo popull edhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot më 28 Nëntor do të duhej evituar.
Mbajtja e kësaj seance, pikërisht sot më 28 Nëntor, për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. Të nderuar gjyqtar, sot çdo shqiptar ka festë kombëtare shtetërore e familjare sepse është festa e dinjitetin dhe krenarisë Kombëtare ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton.
Sot çdo familja shqiptare institucion dhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. S’më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkë.









