-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E ardhmja e luftës po luhet në Florida

Kryesoret

Një takim vendimtar është duke u zhvilluar në Florida (në klubin privat të golfit Shell Bay të biznesmenit dhe të dërguarit të Trump, Steve Witkoff)  midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe delegacionit ukrainas që udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për të finalizuar planin e Donald Trump për paqen në Ukrainë.

Pothuajse menjëherë pas kësaj, të dërguarit e presidentit amerikan do të nisen për në Moskë, ku pritet t’i paraqesin Vladimir Putinit të martën planin e rishikuar për t’i dhënë fund luftës që filloi në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, të cituar nga faqja e internetit Axios, Uashingtoni dhe Kievi po punojnë për të finalizuar “mirëkuptimet” rreth planit amerikan, i cili ditët e fundit është rishikuar gjerësisht për të qenë më i pranueshëm për palën ukrainase.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, pritet t’ia paraqesin dokumentin Putinit pasnesër, të martën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit