Në Pallatin e Kulturës në Tetovë, familjarë, miq dhe njerëz të artit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë papritur më 26 nëntor në Itali, ku ndodhej me partneren dhe të birin.Dyshohet se shkaku ishte arrest kardiak.
“Sot me zemër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim, është shumë e vështirë për të përshkruar fjalët për të përshkruar dhimbjet që ndiej.
Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë, ishe një njeri i mirë, dije t’i ndieje hallet nga empatia jote e madhe. Ishe një njeri i mirë me zemër të bardhë dhe fisnik.
Shpati, ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshësh, buzëqeshja ishte sinonim i yti. Është e rëndë të pranojmë se nuk do dëgjojmë zërin tënd, por ti do të mbetesh gjithmonë në zemrën. Ti do të mbetesh dritë në familjen tonë. Amanetin tëndë Roelin, do ta shoh si sytë e ballit.”









