Selvije Jaho ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një moment tepër emocional, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, në ditën që ai do të festonte 41 vjetorin e lindjes.
“Sot është dita jote… Ti nuk je larg, je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës. Çdo bekim që na vjen, çdo gjë e bukur që na ndodh, e ndiej si shenjë nga ti,” shkruan Selvije, duke përcjellë një mesazh që preku ndjekësit e saj.
Në vijim të dedikimit, ajo ndalet te momentet me djalin e tyre të vogël, duke treguar se si çdo fjalë dhe veprim i tij i kujton praninë e të atit.
“Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe zemra ime e di që ti e dëgjon, që je pranë nesh. Urime ditëlindjen në parajsë, Shpat. 5 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona,” përfundon ajo.










