Kanë nisur homazhet për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes.
Arkëmorti i tij është mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa familjarë dhe qytetarë po shkojnë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak dhe do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit.









