-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhje për kryetarin e PD-së, pjesëmarrje e ulët në Korçë

Kryesoret

Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon sot procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

Për shkak të mungesës së garës, procesi po konsiderohet si një votëbesim brenda partisë, ku anëtarët shprehen nëse mbështesin vijimin e drejtimit të tij.

Deri në orën 14:30, në qarkun e Korçës kanë votuar 1,265 nga rreth 11,000 anëtarë me të drejtë vote, që përbën rreth 11.5% pjesëmarrje.

Sipas të dhënave të degëve lokale, në Korçë kanë votuar 280 anëtarë, në Maliq 250, në Devoll 390, në Kolonjë 145 dhe në Pogradec 200. Procesi i votimit vijon gjatë ditës në të gjithë juglindjen e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit