-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio: Bisedimet synojnë të “hapin rrugën” për një Ukrainë sovrane

Kryesoret

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rubio tha se bisedimet që filluan sot në Florida me delegacionin ukrainas synojnë “hapjen e rrugës” drejt një Ukraine sovrane.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e luftës. Kjo ka të bëjë me hapjen e një rruge për t’i mundësuar Ukrainës të mbetet sovrane, e pavarur dhe e begatë”, tha kreu i diplomacisë amerikane në fillim të takimit.

Kreu i delegacionit ukrainas, Rustem Umerov, tha nga ana e tij se dëshiron të diskutojë me amerikanët rreth sigurisë së Ukrainës dhe rindërtimit të vendit. Në një mesazh në Platformën X, Umerov shtoi se misioni i delegacionit të tij është “të garantojë interesat e Ukrainës”.

Gjatë bisedimeve në Gjenevë të dielën e kaluar, të dy palët arritën një marrëveshje në parim për të gjitha çështjet, përveç dy prej tyre: çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë. Një zyrtar i lartë amerikan tha se Shtëpia e Bardhë donte të mbyllte boshllëqet e mbetura sot, të dielën, duke shtuar: “Ukrainasit e dinë se çfarë presim prej tyre”.

E ardhmja e luftës po luhet në Florida

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit