-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Dosja Balluku, Berisha kërcënon: Po nuk veproi gjykata, do të veprojnë qytetarët

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ftoi Edi Ramën në debat të hapur që të tregojë sipas tij ku bazohet mbi deklaratat se Komisioni i Venecias e ka quajtur të paligjshëm pezullimin e një ministri.

“Hajde të dalim sonte në media, të shkojmë në debat, ku i ka vendimet e Venecias kundër pezullimit të ministrave? Ku i ka vendimet, se pezullimi është anti-demokratik? Ku i ka? Unë uroj që gjykata të mos bjerë viktimë e presioneve mafioze që po bëhen, presione të jashtëzakonshme më thonë burime të ndryshme, po bëhen mbi të. Unë nuk e di cfarë do të vendosë.

Por tezat e Ramës e nuk ka ndodhur në Europë dhe se e ka thënë Venecia, asnjë fjalë, gënjeshtër. Kjo do të ishte gjëmë e madhe për vendin. Rama po përpiqet të mbrojë vjedhjen e tij, por nëse gjykatat nuk veprojnë, do të veprojnë qytetarët.

Për Belindën e kish hedhur 100 herë në Lanë, por mbron vetëm veten e tij. Ministri emërohet me akt administrative. Deputeti zgjidhet nga populli. Ky bën një mashtrim të madh për të cilën do të shkojë në prokurori, si mashtrues publik. Në end të thotë është i detyruar të shkarkojë ministrin, tani thotë se është presion. Ata që kanë standarde, sigurisht është largim.

Pse nuk kemi dy standarde si me Veliajn? Çfarë interesash kanë gjykatësi dhe prokurori që kanë vendosur këtë masë? Çfarë kërkesash kanë pasur ata ndaj ekzekutivit? Kjo do të tronditë në aktpadinë tonë. Ky e ka çuar Lubinë në Ankara”, tha ai.

LIVE-Pezullimi i Ballukut? Berisha: ‘Venecia’ nuk ka asnjë gjykim për ndonjë ministër!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit