Në një takim me mbështetësit, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka miratuar një ligj që, sipas tij, rrezikon konceptin tradicional të familjes dhe të drejtave themelore.
Ai deklaroi se ky është një nga arsyet pse foltorja e tij synon “të mbrojë familjen dhe vlerat tradicionale”.
“Po familja, çfarë bëri. Ka sjellë në parlament dhe miratoi me dhunë ligjin më të turpshëm, më shkatërrimtar për gjininë njerëzore që është vepër e Zotit, burrë dhe grua, djalë dhe vajzë.
Ligjin me të cilin, fëmijëve tanë, nipave, mbesave, stërnipave tanë do të ju diktojë gjininë tjetër nga ajo që kanë lindur.
Miq, ekzistenca e një shoqërie të vërtetë është në rrezik të madh.
Ju e dini, manifesti dhe Marksi djallë me zile, armik të egër kishin pronën private. Ajo thoshte Marksi është nëna e të gjitha të këqijave.
Tani këta post Marksistët, ekstremistët e majtë merren me gjininë dhe konceptojnë liri, ndryshimin e gjinive. Dhe kjo rrymë ç’njerëzore mori hov në SHBA. Lavdi Zotit fitoi Donald Trump dhe e ndaloi.
Dhe tani më thonë mua, se pse për Trump. Si jo, po shpëton familjen ai. Ajo kandidatja tjetër dilte miting në miting, thoshte se emigrantëve ilegalë që vijnë në SHBA do të ua ndryshojmë gjininë me paratë e shtetit, atyre që duan. E kuptoni ju çfarë ishte kjo. Të përdorje fuqinë me të madhe të botës për të zezat më të mëdha, shkonfigurimin e njeriut.
Ky ligj u votua në Tiranë, u votua në Shqipëri nga Edi Rama, para dy javësh.
Dhe më keq, u zhduk, u pre u sharrua një kolonë kryesore e të drejtave të njeriut; prezumimi i pafajësisë.
Sipas këtij ligji, po akuzove je i fajshëm gjersa të provosh që ske faj. A nuk është kjo një diktaturë e egër që e pret këtë vend.
Dhe më keq, prifti që lexon Biblën, hoxha që lexon Kuranin dhe paraqet familjen, vlerat e saj sipas mësimeve të shenjta, mund të shkojë në burg sepse duhet përkufizimi post marksist i saj.
Isha në një takim në Tiranë, dhe e ngriti një qytetar, e ngriti me forcë. Ai propozoi, bëri një propozim të mençur. Ju, tha, duhet të keni një podkast, të flisni vetëm për familjen, pa familje se është në rrezik familja. Po kërcënohet familja. Ta dinë njerëzit se ç’mësojnë. Filluan i çuan librat, i kishin gati librat. Për t’u thënë fëmijëve se nuk je vajzë ti, po qe se ti mendon se je djalë, je djalë, edhe i jepi hormone pastaj. Apo nuk je, nuk je djalë, po je vajzë. Po qe se e do kështu, merri hormonet.
Po si mund të ndërhyjë shteti në gjininë e fëmijëve? Si mund të ndërhyjë shteti në mësimet bazë që jepni ju, që ju jep familja fëmijëve për nënën, babën, vëllaun, motrën, për familjen, për gjininë? A ka ndërhyrje më të egër se kjo?
Ndaj dhe kjo foltore është edhe për familjen. Për të shpëtuar familjen. Ndaj kjo foltore, kjo foltore nuk është më vetëm foltore e demokratëve. Kjo foltore është e të gjithë shqiptarëve, të cilët i thonë prindit prind, babait baba, nënës nënë, vajzës vajzë, djalit djalë. Që nuk duan t’ia u shkonfigurojnë me këto akte,” shprehet Berisha.









