Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit, ku në një lokal të qytetit u zbuluan disa kompjuterë të përdorur për lojëra elektronike kazinoje.
Në pajisje u gjetën gjithashtu faqe që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.
Operacioni vijon ende, ndërsa administratori i lokalit dhe klientë të pranishëm po merren në pyetje për të sqaruar rolin e tyre.
Sipas burimeve, priten arrestime pas përfundimit të veprimeve hetimore.









