Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale.
Ai vlerësoi se mbrëmë Kushtetuta dhe ligji triumfuan ndaj populizmit të Albin Kurtit, duke e quajtur përmbysjen e këtij procesi si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit dhe institucioneve. Haradinaj theksoi gjithashtu se ky moment shënon një fazë të re për Kosovën, ku, sipas tij, koncepti i “partisë-shtet” dhe tentativat e centralizimit të pushtetit janë lënë pas.
Postimi:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti.
Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit.
Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit.
Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin.
Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti.
Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë.
Vendimmarrja i është kthyer atij.
Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin.
Për Kosovën deri në frymën e fundit!
Me respekt,
Ramush Haradinaj









