Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme aleatët e opozitës në një takim për aksionin opozitar.
Akuzoi kryeministrin Edi Rama për blerje të zgjedhjeve me drogë, korrupsion dhe presion. E krahasoi Edi Ramën me Maduron e Venezuelës.
“Rama fali gjoba dhe kamata, 1.7 miliardë Euro, vetëm të biznesit kanë përfituar 210 mijë familje. Këtë e shpalli dy ditë para zgjedhjeve” tha më tej ai.
Takimi vjen pas shpalljes së lëvizjes nga Ervin Salianji me “Foltore” nëpër Shqipëri.









