Pas vdekjes së këngëtarit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, përmes një postimi në rrjetin instagram me një mesazh pikëllues ka reagur bashkëshortja etij Selvije Jao.
“Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.
Për Roelin do luftojë që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia, andaj do bëj çmos vetëm që ai të rritet me të gjithë normat që i duhen një mashkulli! E inshallah të kemi jetë dhe forcë ti përballojmë sfidat”, shkruante Selvije Jao.









