Në aktivitetin “Rrugët e Rinisë 2030”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, bëri thirrje për veprim të rinisë shqiptare për të sjellë Evropën në vend, duke theksuar se procesi i anëtarësimit në BE është një mundësi që kërkon mobilizim të të gjithëve.
Gonzato theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE nuk është një proces teknik, por politik, dhe kërkon reforma që do të sjellin ndryshime të thella në shoqëri, si lufta kundër korrupsionit, ndëshkimi i krimit të organizuar dhe arritja e barazisë dhe begatisë për të gjithë.
Ai u bëri thirrje të rinjve të veprojnë dhe të përshpejtojnë procesin e ndryshimeve, pasi vetëm kështu mund të realizohet një Shqipëri më e mirë dhe më e integruar në Evropë.









