-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Nuk mjafton pastrimi, “ Kapitulli 27” mund të mos mbyllet kurrë kështu!

Kryesoret

Vërshimi i mbetjeve plastike, dhe jo vetëm, si pasojë e vërshimit të lumenjve gjatë shirave të nëntorit, shkaktoi shqetësime publike edhe në Dubrovnik, një nga stacionet më të rëndësishme turistike, historike dhe kulturore të Adriatikut dhe Mesdheut.

Tonelata mbetje, që në territorin e Shqipërisë hidhen nëpër lumenj e përrenj, u morën nga ujërat dhe u shkaktuan në det. Sasi edhe më të mëdha precipituan në shtretërit e lumenjve dhe në shtratin e  detit, pranë grykëderdhjeve.

Në këshillin e qytetit në Dubrovnik është diskutuar mundësia e një padie ndaj Shqipërisë për ndotjen. Por duket se padia më e fortë dotë jetë një kushtezim i procesit të integrimit të Shqipërisë nga Kroacia.

“Shqipëria është në procesin e anëtarësimit në BE dhe kjo i jep Kroacisë një mjet të fuqishëm për të kërkuar rezultate konkrete dhe të matshme në mbrojtjen e Adriatikut” – Ka deklaruar Viktorja Knezeviç, avokate dhe anëtare e këshillit të qytetit.

Kapitulli 27 mban emrin e mjedisit.

Por çfarë po bëjmë ne ndërkohë?

Thjeshtë po shesim si sukses pastrimin e ca plazheve, duke mos munguar as shfaqet me turma nxënësish që vishen me jelekë vullnetari dhe bëjnë shëtitje nëpër plazhe, për gjoja pastrimin e tyre.

-Mbetjet në shumicën e territorit nuk grumbullohen. Ato hidhen nëpër përrenj e lumenj, nga banorët dhe madje edhe ata që duhet ti menaxhojnë.

-Riciklimi ka rënë në mënyrë drastike, sepse skemat u shkatërruan kur në skenë dolën inceneratorët.

-Qeveria ka parashikuar që ti mbledhe mbetjet(ato që grumbullohen), në 4-5 pika në të gjithë vendin dhe mbetejet edhe nga Rroskoveci e Prrenjasi do të shkojnë në Shkodër.

Të shikojmë sa produktive do të jetë skema e re.

Por së pari duhet që to të grubullohen. Qytetarët duhet të edukohen dhe detyrohen të mos i hedhin rrugëve, kanaleve, përrenjve e lumenjve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit