-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri, çfarë përgjuan oficerët italianë në Shqipëri?

Kryesoret

Mbetet ende një mister se cfarë përgjuan italianët në portin e Durrësit. Mjetet i përkisnin dy oficerëve të Guardia di Finanza dhe një specialisti IT-je gjithashtu italian. Të tre këta persona janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë mohuar që të kenë kryer veprime përgjuese apo të kishin iniciativë për të mbajtur nën përgjim ndonjë person, edhe pse ka dyshime për këtë gjë.

E vetmja gjë që ata kanë deklaruar ishte se kishin mbërritur në Shqipëri për të bërë disa veprime hetimore në ujërat ndërkombëtare, por që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Pas deklarimeve ata janë lënë të lirë për t’u kthyer në Itali, sipas burimeve mediatike.

Mjetet e tyre janë sekuestruar, pajisje GPS, marrës të dhënash, kompjuterë, fisha etj. Këto materiale janë pikërisht pajisje që përdoren për përgjime. Ende nuk dihet nëse ato janë përdorur apo jo, por pritet që përgjigjja të jepet nga laboratori shkencor i policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit