Deputetja socialiste Zegjine Çaushi dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi u përfshinë në një debat ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për kandidatët e Avokatit të Popullit.
Pjesë nga debati:
Gent Strazimiri: Ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat.
Çaushi: Edhe me vulë.
Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.
Çaushi: Mua merak?
Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.
Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.
Korreshi: Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.









