Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GJKKO) ka shtyrë seancën për çështjen “Partizani” për datën 22 dhjetor, për shkak të mungesës së një prej trupës gjykuese.
Gjyqtarja Rudina Pallaj nuk ka mundur të paraqitet për arsye shëndetësore.
Seanca ishte planifikuar për të shqyrtuar hetimet dhe provat në lidhje me këtë dosje të njohur, por mungesa e një anëtari të trupës ka bërë të pamundur zhvillimin e saj.









