Grupi kriminal “Rraja”, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të marijuanës dhe kokainës, është shkatërruar nga autoritetet shqiptare. Si pjesë e këtij grupi, është arrestuar djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili operonte në Mal të Zi, Turqi dhe disa shtete të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të operacionit, janë arrestuar 6 persona, ndërsa për 14 të tjerë janë lëshuar urdhër-arreste. Policia ka kryer gjithashtu 14 kontrolle në banesa dhe biznese të lidhura me individët e skeduar.
Disa prej të arrestuarve kanë qenë të lidhur me vepra të tjera penale, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim. Hetimet për grupin vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë angazhuar për zbardhjen e aktivitetit të tij kriminal.









