Sherr dhe debat në Parlament mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës.
Noka iu drejtua me fjalën “injorant” Ballës. Socialisti kërkoi ndërprerjen e seancës derisa Noka të dalë nga salla duke thëne “pa dalë ai nuk ka seancë sot”.
Balla i ironizoi demokratët për situatën e krijuar për Avokatin e Popullit. “Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës. Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës.
Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët.
Se lepurin në pritë e nxjerr zagari. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’ju lexoj unë listën”, tha ai.









