-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Me Ramën dhe administratën terroriste nuk ka zgjedhje

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha sot po zhvillon foltoren e radhës me simpatizanët dhe demokratët në qytetin e Elbasanit, lideri demokrat theksoi se PD ka probleme dhe për këtë është i vetëdijshëm por ai nuk nguroi të shtoi se Rama me administratën politike terroriste ka bërë të mundur marrjen e pushtetit me 11 majë.

Fjala e Berishës

Në mënyrë absolute Rama i rrëmbeu me dhunë zgjedhjet, me forcë, me mjete të ligjshme e të paligjshme. Por e kisha thënë se do mbroj votën, e kisha bërë njëherë unë atë më 2001, betejë e vështirë. Edhe më 2021 i vodhi zgjedhjet ai, aq sa dha i mori, shkruajta edhe artikull se vota vdiq pa hyrë në kuti. Thirra kryetarin e partisë dhe i thashë se do mbrojmë votën, por ai u mor me gjëra të tjera dhe iku.

Kam vetëm një lutje, Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur jo një herë, por dhjetëra herë, ju ka thënë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, si dhe zotimi ynë solemn se do mbrojmë votën tuaj. Se cilat ishin zgjedhjet, pyes të gjithë votuesit dhe demokratët se a mund të quhen zgjedhje ato ku shteti angazhon të gjitha burimet e saj në garën elektorale, kur shteti ndikon te qytetarët për votën e tyre, të ndaluara me ligj, 4530 aktivitete, të gjitha me paratë e taksapaguesve, përfshi këtu edhe ditën e votimit Giro D’Italia, me 7 mln euro, organizatë private. Për të blerë votat, me paratë tuaja, shpërndanë 100 euro për 760 mijë pensionistëve, apo faljen e të gjitha gjobave e kamatave, që tani faktohet se ishin 2 mld euro dhe atëherë nuk e dinim dhe htoja 200 mln, jo dalin 2 miliardë, e përfitonin mbi 200 mijë biznese, nga të cilat 84 mijë aktive, e kjo bëhej dy ditë para votimit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit