Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Polis, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle.
Sipas hetimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, dhe si pasojë e rënies, i moshuari ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për shkeljen e rregullave të sigurisë në punë.









