Ditën e sotme policia ka vënë në pranga dy persona të moshës 32 dhe 40 vjeç.
Sipas policisë 32 vjeçari S.K banues në Kuçovë dhe 40 vjeçari E.S banues në Skrapar, shisnin kokainë me doza të paketuara.
Gjatë një kontrolli në banesat e tyre policia bëri të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike kokainë.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 41 vjeçar, banues në Poliçan.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.









