-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I larguan nga Kryeministria, Lapaj ironizon policinë: Jemi të armatosur me batanije

Kryesoret

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” u largua me forcë nga sheshi para Kryeministrisë ku po protestojnë prej një jave dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë “Rama” pas skandalit abuziv me tenderin e tunelit të Llogarasë të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Megjithatë kryetari i saj, Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij nuk janë dorëzuar.

Ata janë zhvendosur disa metra më tej, matanë bulevardit, në krah të Kryesisë së Kuvendit, ku janë grumbulluar në rreth, duke ndezur edhe furnelat e vogla për ngrohje dhe hedhur batanije për shkak të të ftohtit.

Ata u spostuan pasi Policia ndërhyri duke krijuar gardhin e sigurisë një orë para se të niste Foltorja e PD-së dhe liderit të saj Sali Berisha, që gjithashtu kanë të njëjtat kërkesa, dorëheqjen e qeverisë pas skandalit “Balluku”.

Mbështetësit e Lapajt dhe vetë ky i fundit patën edhe konfrontime me efektivët gjatë ndërhyrjes, madje u pretendua edhe për lëndim të një protestuesi.

Lapaj bëri edhe ironi me Policinë, duke thënë se ata ishin të armatosur mirë me “portokalle, batanije e shishe uji si raketa” për të sulmuar Kryeministrinë, ndaj i larguan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit