-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Militantët serbë po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Kryesoret

Gazeta “The Telegraph” shkruan se një gjeneratë e re e nacionalistëve serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë. “Qindra militantë kanë udhëtuar për në Ukrainë për të luftuar përkrah trupave ruse me besimin se “Nënë Rusia” do t’i shpërblejë duke i ndihmuar të rimarrin territoret e humbura, si Kosovën” thuhet më tej.

Nacionalistët, përfshirë veteranë nga Lufta e Bosnjës, po i përdorin mediat sociale për t’i inkurajuar të rinjtë serbë që t’u bashkohen atyre në Rusi. Disa ofrojnë deri 23 mijë funte për ata që të regjistrohen dhe të luftojnë në Ukrainë.

Ka drojë se sapo të kthehen në shtëpi në Bosnjë, ata do të nxisin një konflikt paramilitar, 30 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnjë.

Dario Ristiç ishte një rast i tillë. Nacionalist serb, duke çaluar në një këmbë protezë dhe duke mbajtur provë për shtetësinë e tij të sapo fituar, u kthye në Bosnjë. Ai ishte plagosur ndërsa luftonte në Ukrainë me njësitin rus të njohur si “Arinjtë nga Permi”.

Ndërsa ndodhej në Ukrainë, Ristic njihen me nofkën inkonike të luftës “i shpejti” dhe për kryerjen e sulmeve me snajper dhe me dron në qytete si Avdiivka.

Ai i përsosi aftësitë e tij të rrjeteve sociale në faqe si TikTok dhe një rrjet social rus Vkontakte, duke siguruar mbështetje nga të rinjtë serbë të pakënaqur politikisht në vendlindje, duke iu dhënë shkëlqim luftimeve në vijën e frontit e duke përhapur mesazhe nacionaliste.

I kontaktuar nga “The Telegraph” në shtëpinë e tij në Modrica, ai tha nga pragu i derës: “Do të doja të flisja me ju. Por, ligji më ndalon të flas me ju, por ndoshta në të ardhmen”.

Një tjetër person që po ka ndikim mbi të rinjtë është Davor Saviçiq, i njohur si “ujku” nga ndjekësit e tij në internet.

Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet ’90, ai luftoi në njësitin paramilitar të njohur si “Tigrat e Arkanit”, që është përgjegjës për shumë mizori të kryera kundër civilëve.

Kur Rusia hyri në luftë, Saviçiq nxitoi t’i bashkohej. Ai ka luftuar në Krime dhe Siri dhe ishte pjesë e Grupit Wagner, tani të shpërbërë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit