Mbrëmjen e sotme është shënuar një tjetër incident mes policisë dhe protestuesve të Adriatik Lapajt. Policia ndërhyri por hasi në rezistencë.
“I kanë thyer këmbën Agronit dhe nuk vjen ambulanca. Këta kanë thyer karriget.
Ky shk**ata (drejtohet nga Kryeministria). Ky maskarai. Kjo është republika e dh*erë e Edi Ramës” tha Lapaj për mediat.
Pas disa minutave situata u qetësua. Prej disa ditësh Lapaj ndodhet në protestë përpara Kryeministrisë.









