Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori u shpreh se korrupsioni ka dalë jashtë kontrollit. Vjedhjet, sipas tij, nuk kanë kufij dhe akuzat ndaj politikanëvë sa vijnë e shtohen.
“Bashki të vogla me kreytarë te burgosur, politikanë të korruptuar gjithnjë e me teper.
“Për t’u habitur mbetet fakti që sa më shumë arrestohen njerëz nga SPAK-u, apo sa më shumë që flitet për vjedhjet e këtyre në media, aq më shumë shtohen rastet dhe aq më të mëdha janë vjedhjet.
Ka një grykësi me mendimin që nëse kemi për të bërë burg, hajt të vjedhim lekë se do na duhen kur të futemi në burg”, u shpreh ndër të tjera Qori.









