Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke theksuar se korrupsioni i kryeministrit Edi Rama nuk mund të mbahet i fshehur.
Ai kërkoi që SPAK të plotësojë detyrimet ligjore dhe të sjellë provat dhe relacionin në Kuvend, në mënyrë që anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe deputetët të kenë mundësi të marrin një vendim të informuar.
REAGIM I GAZMENT BARDHI
Niko e ke gabim! Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!
SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për ti mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për tia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje.
Për të zbatuar ligjin ska nevojë të pyesësh as SPAK as Edi Ramën! Vendosi në dispozicion deputetëve materialin e plotë, përfshirë provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025.









