Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për tri orë.
Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kakavijës, ky aks në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të bllokohet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 me orën greke.
Shkak për bllokimin është bërë protesta e fermerëve grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.









