-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia kufitare e Korçës godet dy raste të paligjshmërisë në kufi

Kryesoret

Drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit Korçë ka goditur dy raste të paligjshmërisë gjatë kontrolleve intensive për parandalimin e lëvizjeve të kundraligjshme në kufi.

Në kuadër të operacioneve, është ndaluar një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim, P. H., i cili akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe për shtytjen e të miturve në krim.

Ai u arrestua gjatë hyrjes në Shqipëri dhe është vendosur në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Po ashtu, gjatë kontrollit të një autobusi në kufirin me Greqinë, është ndaluar 21-vjeçari O. J., banues në Greqi, pasi iu gjet një sasi e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Kundër tij nisi procedimi penal për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit